PËR DRITANIN

Frizer Dritan
Pronari
Dritan Jonuzi
Pronari i Hair Salon Dritan
Tel: 070-704-931
Dritan Jonuzi, pronar dhe themelues i firmës Hair Salon Dritan. Hapat e mija të para në këtë biznes filluan nga 20 tetori i vitit 2001 si frizer për modelim të flokëve për meshkuj.
Rëndësi dhe përkushtim më të madh i kam kushtuar stilimit të flokëve për meshkuj dhe mjekrave, pasiqë në atë kohë mungesa ishte shumë e madhe sa i përket stileve të ndryshme në rang botëror.
Sot më shumë se një dekadë e gjysëm kemi arritur shumë suksese dhe jemi një ndër bizneset më të suksesshme në rajonin e Strugës. Një nga shumë eksperiencat tona është që gjithmon kemi marrë pjesë nëpër seminare të ndryshme si ato vendase por edhe ato ndërkombëtare, me qëllim për të ndejtur në hap me kohën.
Në vitin 2007 për heren e pare arrita sukses të madh në garën ndërkombëtare për meshkuj e cila u zhvillua në qytetin e Manastirit në R.Maqedonisë, u shpërbleva me çmim të vendit të dytë në Maqedoni dhe një nga pesë më të mirët në Ballkan.
Pas 1 viti përsëri morra pjesë në garat ndërkombëtare, ku kishte pjesmarrës nga i gjith Ballkani por edhe nga disa vende europjane dhe isha një ndër garuesit më të përgaditur. Ky eveniment është një nga sukseset e mija më të mëdha, pasiqë mora çmimin e parë në Maqedoni dhe çmimin e parë në të gjith Ballkanin.
Kto ishin avanturat e mija të cilat mi hapën dyert e modës si frizer profesional për meshkuj. Sot ende qëndroj fortë në trendet më të reja dhe teknikat e ndryshme të flokëve dhe gjithmonë jam aktiv nëpër seminare dhe pjesëmarrje të ndryshme të modes dhe padyshim gjithmonë në mikpritjen dhe disponimin e klientëve. Ju përshëndes Dritan Jonuzi.